Ky është momenti kur efektivët e policisë përplasen me qytetarë të Elbasanit, duke dashur t’i shpërndajnë para se të mbërrijë Edi Rama.
Edhe në Elbasan, ashtu si në Shkodër ku studentët i dolën para, qindra qytetarë kanë dalë për të protestuar, kur kryeministri Edi Rama të mbërrijë në këtë qytet, ashtu siç e ka planifikuar.
Por menjëherë ka reaguar Policia e Shtetit, që ka nisur të shpërndajë qytetarët, me qëllim që kryeministri të realizojë i qetë takimin “Bashkia që duam”.
Protestuesit kanë kundërshtuar efektivët, duke kërkuar përballje me Ramën.