Shefja e politikës së jashtme në Bashkimin Europian, Mogherini, nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë në konferencën e Berlinit me liderët e Ballkanit perëndimor, të thirrur nga Kancelarja gjermane, Merkel dhe Presidenti francez, Macron.
Në qendër të bisedimeve pritet të jetë dialogu Serbi-Kosovë si dhe forcimi i sundimit të ligjit në këto vende, shkruan Koha.net.
Megjithatë sipas Radios Europa e Lirë, Mogherini do jetë në këtë takim, por si zëvendësuese e kreut të Komisionit Europian, Juncker.
Ky i fundit ka pasur ftesë për këtë takim por ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë dhe vendin e tij pritet ta zërë Mogherini.