Përplasje me armë në Velipojë, në fshatin Luarz, por me sa duket e fundit që ka mbërritur në vendgjarje është Policia e Shtetit.
Vetëm gëzhoja kanë arritur të gjejnë efektivët, ndërsa mendohet se për përplasjen janë përdorur kallashnikovë, nga këqyrja paraprake e gëzhojave.
Vazhdon kërkimi se cilët mund të jenë të përfshirët në ngjarjen që ka terrorizuar banorët përreth.
“Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave .”, jep detaje policia.