Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpall kandidatin për Bashkinë e Elbasanit, Patozi regjistron partinë për zgjedhje


Dy zhvillime politike kanë ndodhur sot. Edi Rama ka shpallur para njerëzve që kishte mbledhur, kandidatin për Bashkinë e Elbasanit. Ai është Gledjan Llatja.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që Astrit Patozi me partinë e sapokrijuar “Bindja Demokratike” të futet në zgjedhjet vendore. Sot Rama vazhdoi diversionin e nisur nga Taulant Balla, që Patozin e mbështet ish-kryeministri Sali Berisha.

Gledjan Llatja

“Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë, që mendojnë se do gjendet një zgjidhje e do shtyhen zgjedhjet. Me 30 qershor këtu në Elbasan do bëhet një festë e madhe e të gjithë do t’i japin dorën Gledit, që të vazhdojë në atë rrugë dhe të jeni të bindur se do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme edhe më shumë nga çfarë është bërë. “, tha nga Elbasani, Rama.

Bashkinë e Elbasanit e drejton socialisti Qazim Sejdini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *