Vendosni fjalën kyçe....

Ramës i presin rrugën edhe në Elbasan, qindra qytetarë protestojnë, policia kërkon t’i shpërndajë


Edhe  në Elbasan, ashtu si në Shkodër ku studentët i dolën para, qindra qytetarë kanë dalë për të protestuar, kur  kryeministri Edi Rama të mbërrijë në këtë qytet, ashtu siç e ka planifikuar.

Por menjëherë ka reaguar Policia e Shtetit, që ka nisur të shpërndajë qytetarët, me qëllim që kryeministri të realizojë i qetë takimin “Bashkia që duam”.

Protestuesit kanë kundërshtuar efektivët, duke kërkuar përballje me Ramën.

Një pjesë e qytetarëve janë mbështetës të opozitës, pranë tyre janë edhe ish-deputetë të opozitës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *