Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 23 numri i të ndaluarve në Elbasan, reagon ashpër ish-deputeti demokrat pas lirimit


Ka shkuar në 23 numri i të ndaluarve në Elbasan lidhur me protestën dhe pengimin e eskortës së kryeministrit. Fillimisht u ndaluan 11 qytetarë ndërsa mësohet se numri ka shkuar në 23.

Mes të ndaluarve ishte edhe ish-deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi. Ky i fundit ka reaguar pas shoqërimit të tij duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit.

Sipas Boçit, hakmarrja meskine e Ramës nuk i bën dot gjë opozitës ndërsa theksoi se veprimi i sotëm vërtetoi edhe më shumë se policia është në shërbim të kreut të qeverisë.

“Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tyre kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan për të gjitha ato arsye të cilat tashmë i dinë të gjithë qytetarët.

Në fakt këta kërkojnë tyë burgosin opozitën, por opozita s’mund të burgoset. Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike, opozita janë të gjithë qytetarët.

Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për  miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë.

Të gjitha pamjet janë të regjistruara nga media, por edhe nga qytetarë që kanë qenë aty kanë dëshmuar qartë që policia ka qenë e armatosur deri më dhëmbë, me armatim të rëndë, me kallashnikov, me pistoleta. Ka provokuar ka shtyre ka sharë dhe ka goditur qytetarët, vetëm e vetëm që kryeministri i policisë së vet të kalonte i qetë, por jo vetëm rrugët por edhe situata në Elbasan e gjetën ashtu sikurse ai nuk dëshironte.

Qytetarët e braktisën megjithse shumica ishte marrë me zor me autobus nga Librazhdi, nga Cërriku. Në fak sot kryeministri ka marrë përgjigjen e tij të merituar, ndërkohë që nervozizmi i tij vazhdon dhe ky fakt i sotëm është dëshmi e nervozizmit të tij dhe tregon qartë që ditët e Ramës janë të numëruara.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *