Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit, plagoset një person


Një aksident rrugor me plagosjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Sipas policisë, i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 ,në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”,  shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij  ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *