Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se personi që provokoi protestuesit në protestën e opozitës te sheshi “Shqiponja” është një ish i burgosur në Greqi për grabtije banke. Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha e përmend personin me emër e mbiemër, ndërsa shton se ai është mik i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
“Identifikohet narkosi qe provokoi te enjten protesuesit te Sheshi Shqiponja!
Ai eshte trafikanti Agim Xheli, i burgosur ne Greqi per grabitje banke dhe me parcela hashashi ne Katundisht, mik per koke i Saimir Trafikut.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr personi qe drejtoi makinen drejt protestusve paqesor eshte mik i Sajmir Tahirit ka pasur parcela hashashi ne Katundisht Kelcyre , ka bere burg ne Greqi per grabitje bankash , dhe nje vella sot e ka ne burg per droge dhe grabitje, quhet Agim Xheli, keta ne 97 kane qene eksponentë te shtabeve kriminele grabites ,si ka mundesi qe se percjellin ne media PD o Doktor , me respekt”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.