Kjo mund të tingëllojë si një shaka e thënë keq, por zjarrfikësit rusë janë thirrur të shuajnë flakët në një nga shatërvanet ikonikë të Moskës.
Fotografitë e tymit që del nga shatërvani i quajtur “Stone Flower”, janë publikuar në rrjetet sociale.
E ndërtuar në vitin 1954, “Stone Flower” u bë shatërvani i parë muzikor në Bashkimin Sovjetik, shkruan “RT“. Shatërvani ishte në rikonstruksion e sipër dhe ishte mbyllur për pothuajse një vit. Kostoja e rikonstruksionit ka shkuar deri në 1,2 miliardë rubla (18 milionë dollarë).