Barcelona është shpallur kampione e Spanjës 3 javë para fundit.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Levantes, ka mjaftuar një gol i të zakoshmit Mesi për t’u dhënë katalanasve titullin e 26-të në histori.
Vendi i dytë i takon Atletiko Madridit kurse Reali duhet të kënaqet me të tretin. Katalanasit i kanë tani të gjitha mundësitë që të përqendrohen te Liga e Kampionëve ku i pret gjysmëfinalja ndaj Liverpulit.
Për sa u përket kampionateve të fituar, Reali i Madridit mban ende rekordin me 33 të tillë, megjithatë distanca është ngushtuar ndjeshëm dekadën e fundit me 7 tituj të fituar nga Barcelona.