Vendosni fjalën kyçe....

Po numëronin fletët e votimit me dorë, vdesin nga lodhja më shumë se 270 njerëz në Indonezi


Më shumë se 270 punonjës kanë humbur jetën në Indonezi, për shkak të lodhjes së shkaktuar nga orët e gjata të punës duke numëruar miliona fletë votimi me dorë.

BBC” shkruan se Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve, tha se 1,878 punonjës të tjerë ishin sëmurë.

Rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin duke numëruar dhe monitoruar procesin e votimeve të 17 prillit.

Stafi duhej të punonte edhe gjatë natës në kushte të vapës, që u shkaktoi probleme shëndetësore.  Kjo ishte hera e parë që vendi prej 260 milionë banorësh, kombinonte votën presidenciale me votat parlamentare kombëtare dhe rajonale, me qëllim që të kursente para.

Rreth 80% e 193 milionë votuesve të mundshëm votuan në më shumë se 800,000 vendvotime.

Por numri i madh i votuesve duket se i ka nxjerrë shumë punë stafit të përkohshëm të zgjedhjeve, të cilët ndryshe nga nëpunësit civilë, nuk i nënshtrohen një kontrolli mjekësor para fillimit të punës.

Zëdhënësi i Komisionit të Përgjithshëm të zgjeshjeve tha se 272 punëtorë kishin vdekur nga sëmundjet e lidhura me punën.

Komisioni i zgjedhjeve i Indonezisë planifikon të kompensojë familjarët me një shumë prej 36 milion rupiah (1,930 pound ose 2,500 dollarë) për çdo punëtor të vdekur – përafërsisht ekuivalente me pagën njëvjeçare minimale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *