Në Katar, zhvillohen manovrat ushtarake “Saqr 21” ku marrin pjesë Forcat Ajrore të Turqisë, bashkë me forcat amerikane dhe të Katarit.
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të Katarit, QNA, në manovrat që Forcat Ajrore të Katarit e organizojnë në kryeqytetin Doha, përveç forcave turke marrin pjesë edhe ato të Shteteve të Bashkuara Amerikane (SHBA), Ministria e Brendshme e Katarit, rojet bregdetare, forcat detare dhe forcat speciale të përbashkëta.
Në lajm është bërë e ditur se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ganim bin Shahin El Ganim, ka vizituar rajonin ku zhvillohen këto manovra.
Manovrat të cila kanë filluar më 23 prill do të vazhdojë deri më 30 prill.
Në dy vitet e fundit në Katar, janë organizuar shumë stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e Turqisë dhe SHBA-së.