Policia ka dhënë detaje nga përplasja me armë në qytetin e Laçit mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Dy të plagosurit M.M dhe J.J janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk janë bërë me dije rrethanat që çuan në konfliktin me armë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë për jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.
Në vendngjarje mbërriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.