Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, çfarë thonë sondazhet


Në Spanjë po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, njëherësh të tretat zgjedhje në vend në një qark kohor prej 4 vitesh.

Votimet kanë nisur në ora 9:00 sipas kohës lokale dhe pritet të përfundojnë në orën 20:00.

BBC” shkruan se zgjedhjet janë shoqëruar me një rritje të lëvizjes ekstreme të së djathtës Vox, e cila kundërshton multikulturalizmin dhe ka kërcënuar të përfundojë vetë-rregullimin për rajonet si Katalonia.

Kryeministri socialist Pedro Sánchez e ka paraqitur veten para zgjedhësve si një “mburojë” kundër përparimit të së djathtës.

Sondazhet sugjerojnë se partia e tij do të fitojë më shumë vota, por asnjë grup i vetëm nuk do të fitojë shumicën e përgjithshme.

Sondazhi i fundit i publikuar në gazetën El Pais, nxori se socialistët (PSOE) do fitonin rreth 30% të votave, Partia konservatore Popullore (PP) rreth 20%, Ciudadanos qendra e djathtë dhe Podemos e majtë afro 14% dhe partia e djathtë Vox 11%.

Megjithatë, sondazhi tregoi gjithashtu se katër në 10 votues ende nuk e kishin ndarë mendjen se për cilën parti do të votonin.

Një nga çështjet që ka mbizotëruar fushatën zgjedhore është e ardhmja e Katalonjës. Ky rajon gjysmë-autonom mbajti një referendum për pavarësi në tetorin e vitit 2017 dhe shpalli pavarësinë nga Spanja disa javë më vonë. Mirëpo liderët e Katalonjës, janë gjykuar në Madrid për një sërë akuzash, përfshirë rebelim dhe kryengritje./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *