Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me dron në Libi, vriten nëntë persona


Nëntë persona janë vrarë nga një sulm me dron, që operohej nga forcat lindore të Libisë. Sulmi ndodhi në një kamp ushtarak në Tripoli, njoftoi sot Qeveria e Libisë në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Në mesin e viktimave janë edhe katër civilë, të cilët po dërgonin furnizime në kampin ushtarak, në momentin kur ndodhi sulmi në orët e vona të së shtunës, tha Mustafa al-Majai, zëdhënës i Qeverisë në Tripoli. Nga ky sulm janë plagosur edhe 35 persona të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Dpa.

Ende nuk ka koment lidhur me këtë sulm nga forcat lindore, që komandohen nga Khalifa Haftar. Më herët gjatë këtij muaji, Haftar ka urdhëruar forcat e tij, të quajtura Ushtria Kombëtare e Libisë, që të marrin kontrollin e kryeqytetin libian, Tripoli, nga forcat qeveritare. Të dy palët po zhvillojnë luftime në periferi të kryeqytetit. Që prej nisjes së luftimeve për kontrollin e Tripolit, sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi (OBSH), janë vrarë të paktën 278 persona.

Në Libi janë të paktën dy qeveri: njëra me bazë në Tripoli, që udhëhiqet nga Fayet Serraj dhe që ka mbështetjen e OKB-së dhe një qeveri tjetër me bazë në qytetin lindor, Tobruk, të cilës i përket komandanti Haftar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *