Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë gjatë meshës së Pashkëve në Kaliforni, një i vdekur dhe dy të plagosur


Një 19-vjeçar ka hapur zjarr këtë të shtunë në një sinagogë në Kaliforni, duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë tre të tjerë të plagosur. Në sinagogë po kremtohej mesha e Pashkës, në momentin kur i riu i vetëquajtur John Earnest qëlloi me armë.

Sheriffi i qarkut të San Diego-s, William Gore, tha se Earnest ishte nga San Diego dhe nuk kishte precedent të mëparshëm penal. Gore tha se Earnest përdori një pushkë gjysmë automatike “AR-style”. Kishte indikacione se arma mund të ketë funksionuar keq pasi ai kishte qëlluar në raunde të shumta brenda sinagogës.

Earnest është ai që telefonoi policinë për të raportuar sulmin që kishte kryer. 19-vjeçari dyshohet se e kishte paralajmëruar sulmin në rrjetet sociale.

Në këtë letër, të publikuar në një forum online disa orë përpara sulmit, Earnest thoshte se ishte frymëzuar nga sulmi në dy xhamitë e Christchurchit të muajit të kaluar, e po ashtu edhe nga të shtënat vdekjeprurëse në sinagogën “Pema e jetës” në Pittsburg.

Sulmi në San Diego vjen ekzaktësisht 6 muaj pas të shtënave në Pittsburg, në tetor të vitit 2018, kur mbetën të vdekur 11 persona, në atë që u konsiderua asokohe si sulmi më i rëndë antisemit në historinë e viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara, dhe pak kohë pas sulmit në xhamitë e Zelandës së Re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *