Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku dorëzon kandidaturën, kërkon mandat të plotë si Kryeprokurore


Arta Marku ka dorëzuar kandidaturën për postin e Kryeprokurores së Përgjithshme. Mësohet e kryeprokurorja e Përkohëshme e ka nisur dokumentacionin drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbrëmjen e së dielës me postë.

Arta Marku është kandidatja e katërt që hyn në garën për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme, pas Olsian Çelës, Fatjona Memçajt dhe Lulzim Alushajt.

Prokurori Olsian Çela ishte i pari që shpalli kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai e ka regjistruar kandidaturën e tij më 19 prill në KLP.

Fatjona Memçaj i  është bashkuar më 26 prill garës për Kryeprokurorin e Përkohshëm. Ajo ka kaluar me sukses procesin e Vettingut dhe ka rezultuar në rregull me deklarimet e pasurisë.

Lulzim Alushaj, avokati i Top Channel në disa procese gjyqësore, dorëzoi kandidaturën në KLP në të njëjtën ditë me Memçajn pranë KLP-së.

KLP-ja e ka hapur garën për Kryeprokuror më 19 mars dhe do i dërgojë për miratim Kuvendit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Prokurori i Përgjithshëm do zgjidhet me tre të pestat e votave. Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *