Vendosni fjalën kyçe....

Asgjë e re nga Fronti i Berlinit


Pas përfundimit të takimit mes Merkel dhe delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama kanë dalë disa nga çështjet kryesore për të cilat u diskutua në takimin bilateral në samitin jo formal të Berlinit.

Zhillimete para të dala nga zyra e shtypit të kryeministrisë dhe nga të pranishmit të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakajt dhe Ministres për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali, japin disa informacione se për çfarë u diskutua.

Të gjendur në këtë takim, Cakaj dhe Spiropali shprehen entuziastë nga takimi me Merkel, dhe me eufori shfaqin mbresat nga takimi lidhur me çështjet që diskutuan.

Kështu Cakaj shkruan se Gjermania ka dhënë mbështetje pa kushte për hapjen e negociatave në Qershor, si edhe progresin e bërë nga Shqipëria për plotësimin e 5 prioriteteve.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania”-shkruan Cakaj. 

Ndërsa Spiropali më shumë se për të zbuluar diskutimin në takim ka dashur të shprehë “mahnitjen” që ka marrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, madje edhe e ka quajtur “super” grua në postimin e saj në Facebook.

Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon”- shkruan Spiropali.

Ndërkohë nga ana tjetër Kryeministri shfaqet më i përmbajtur nga takimi ndryshe nga dy të rinjtë Spiropali dhe Cakaj të cilët i ka rrëmbyer euforia ose ndoshta kanë strategjinë e tyre për çka mund të ketë ndodhur, në samit.

Në komunikimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të kryeministrit thuhet vetëm se janë diskutuar çështja e ecurisë së reformës në drejtësi dhe procesi i integrimit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë DW, lidhur me samitin nuk shprehet entuziaste duke cituar burime nga partia e kancelares Merkel për hapjen e negociatave, kjo sepse afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për arsye teknike të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DË-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Deri më tani asgjë e re nuk ka dalë nga fronti i Berlinit për takimin e shumëpritur lidhur me hapjen e negociatave apo edhe me votimin në parlamentit holandes për rikthimin e vizave për vendin tonë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *