Vendosni fjalën kyçe....

“Braktisni anijen” – Indonezia planifikon të zhvendosë kryeqytetin që po zhytet nën ujë


Vendi i katërt më i populluar i botës, Indonezia, duket se do të zhvendosë kryeqytetin e tij që zhytet ditë pas dite në ujë dhe rrezikon përmbytjen.

Lajmi është dhënë nga ministri i Planifikimit, i cili ka dhënë hollësitë e operacionit.

“Presidenti zgjodhi të zhvendosë kryeqytetin jashtë ishullit Java, një vendim i rëndësishëm”, tha ministri i Planifikimit, Bambang Brodjonegoro.

Ministri përmendi shembuj të tillë si Brazili, Australia dhe Kazakistani të cilat të gjithë, në një moment, i zhvendosën kryeqytetet e tyre.

Xhakarta ka një popullsi më të madhe se 10 milionë banorë, me rreth tre herë më shumë që jeton në zonën e tij të gjerë metropolitane.Xhakarta është zhytur vit pas viti dh që prej vitit 2008 ësht zhytur 60 centimetra në pjesë të veçanta duk rrezikuar seriozisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *