Një celular është provuar të futet në burgun e Lezhës duke përdorur një pëllumb.
Sipas një njoftimi të policisë së burgut të Lezhës, celulari është gjetur në kurrizin e zogut, të futura në një qese të zezë.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Në IEVP Lezhë, është gjetur një pëllumb ku në kurrizin e tij, midis flatrave kishte të lidhur një qese të zezë ku në brendësi të saj u gjet një telefon celular, dy skeda SIM dhe një karikues. Policia e Burgjeve dhe SHKBB, menjëherë kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e ngjarjes.” – thuhet në njoftimin zyrtar.