Ka përfunduar takimi mes kancelaren gjermane Merkel dhe kryeministrit shqiptar, Rama.
Sipas zyrës së shtypit të kreut të qeverisë, në këtë takim është diskutuar mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë ka folur gjatë takimit për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.
Rama e ka falenderuar kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.