Vendosni fjalën kyçe....

Dashamir Shehi: Pika ku ndahemi me PD-në


Pesë aleatët e Partisë demokratike me përjashtim të PDIU-së, kanë hartuar një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese mes forcave politike.

Në prezantimin e kësaj platform, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se cili është ndryshimi i kërkesave të partive të vogla me ato të PD-së. Shehi tha se pika e vetme që I ndan nga PD janë “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.

“Dhe ne të 5 këtu nuk është se mendojmë njëlloj për Kodin Zgjedhor. Në kërkojmë prej vitesh ndryshimin e kodit zgjedhor. A ka tek PD që mendojnë si ne ose ndryshe? Plot. PD në këtë pikë nuk ka dhënë një qëndrim të saj definisht. Me PD-në kjo është një nga pikat që kemi debat, ndaj jemi me këtë platformë.  Urojmë që edhe PD të vijë në këtë pikë sa i përket Kodit Zgjedhor”, tha Shehi.

Ai sqaroi gazetarët njëherë e mirë se as partitë e vogla, njëlloj si PD nuk kanë ndërmend të hyjnë në zgjedhje me kryeministrin Rama.

“Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër. Kjo nuk është çështje për parlament, është marrëveshje kushtetuese. Do të ishim shumë të lumtur, kryeministri Rama me ata që ka në kuvend”, tha kreu i LZHK-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *