Vendosni fjalën kyçe....

Dashuria s’ka mbaruar – Megan Fox anulon divorcin me bashkëshortin


 

Dashuria nuk ka marrë fund përgjithmonë. Aktorja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj prej 9 vitesh, Brian Austin Green, zyrtarisht kanë anuluar divorsin.

Fox u martua me Green në qershor të vitin 2010, kur ishte 24-vjeçe.

Çifti u dashurua gjatë xhirimeve të “Hope and Faith”. Pesë vite pas martesës, ata bënë kërkesën për divorc me arsyetimin se kishin shumë dallime me njëri-tjetrin. Por një vit pasi aplikuan për divorc, erdhi në jetë djali i tyre Journey, duke dëshmuar se dyshja ishte pajtuar.

Sipas revistës Elle, të enjten ata kanë bërë kërkesën për të anuluar procesin e divorcit.

“Gjatë ndarjes së tyre, Brian gjithmonë shpresonte se Megan do të ndryshonte mendje për divorcin dhe ai është shumë i lumtur që ajo e bëri,”  tha një burim për PEOPLE.

Në një transmetim në Podcast në vitin 2018, Green tha se martesa ishte një punë shumë e  vështirë.

“Martesa është e vështirë. Është punë, mendoj për këdo. Mendoj se kur arrin në një pikë, ku keni fëmijë dhe keni qenë të martuar për një kohë dhe keni qenë së bashku për një kohë të gjatë –ti thjesht ia del ditë pas dite.

Disa njerëz e shohin divorcin ose gjërat që nuk funksionojnë, si një zhgënjim dhe jo. Fakti që ka funksionuar është pozitiv.  Ne kemi tre fëmijë fantastikë dhe një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *