Është publikuar videoja e djegies së makinës që dyshohet se u përdor në vrasjen e dy kushërinjve në Laç mbrëmjen e djeshme.
Video është publikuar nga gazeta Mapo ndërsa makina është djegur në zonën Laprakës në Tiranë.
Mikel dhe Jani Jushi, u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Laç nga dy vëllezër tashmë në kërkim.
Të kërkuar për vrasjen janë Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pal Bushi, 28 vjeç.