Një pako ë dyshimtë është konstatuar në zonën e Unazës së Re në kryeqytet e cila dushohet të ketë lëndë plasëse.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët antieksploziv për të bërë të mundur neutralizimin e pakos.
“Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.
Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”-thuhet në njoftimin e policisë.