Policia ka realizuar shpërthimin me eksploziv, ndërsa ka rezultuar se në këtë pako nuk ka pasur lende plasëse.
Një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese është konstatuar në afërsi të një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
“Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë shpërthimi i telekomanduar i pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë”,- sqaron policia.