Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Mogherini, do vizitojë Tiranën në datat 8-9 maj.
Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin shqiptar, Mogherini, pritet të takojë kryeministrin Rama dhe krerët e opozitës së bashkuar.
Në fund të majit pritet publikimi i raportit të Komisionit Europia lidhur me çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Më 11 maj opozita e bashkuar pritet të organizojë protestën e saj në Tiranë.