Vendosni fjalën kyçe....

“Një nga autorët e ekzekutimit të kushërinjve në Laç, lidhje me qeverinë” – Denoncimi


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se një nga vrasësit e 2 të rinjve mbrëmjen e djeshme në Laç, ka lidhje të forta me përfaqësuesit e qeverisë në nivel lokal dhe qendror.

Berisha citon një burim tijin, sipas të cilit, Markel Bushi, ishte dënuar më 9 vjet burg dhe në vitin 2017 ndërsa kishte qëlluar me breshëri automatike policinë, por nuk është ndaluar për shkak të lidhjeve me qeveritarë.

Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit! Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit. Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! Sb” – shkruan Berisha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *