Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita e bashkuar asnjë hap pas, s‘ka zgjedhje me Ramën kryeministër” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se kandidatët e partisë që drejton në zgjedhje do bëhen sipas parimit një anëtar, një votë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha theksoi se procesi i hapjes së PD-së po vijon. Ndërsa shtoi se nuk do ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Kusht i panegociueshëm i opozitës së bashkuar për të hyrë në zgjedhje është largimi i Edi Ramës si kryeministër. Duhet qeveri tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.” – tha Basha.

Basha foli edhe për platformën e paraqitur nga partitë aleate duke theksuar se pikat e paraqitura janë pjesë e programit të PD-së.

“Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. Një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *