Papa Françesku ka dhuruar 500,000 dollarë për të ndihmuar migrantët në Meksikë, duke ofruar ndihmën e kishës për projekte lokale që sigurojnë ushqim, strehim dhe nevojat themelore.
“Daily Mail” shkruan se fondet që vijnë nga koleksionet e Peter Pence, do të shpërndahen midis 27 projekteve të promovuara nga 16 dioqeza mike dhe kongregacione fetare.
Në muajt e fundit, mijëra emigrantë kanë mbërritur në Meksikë, duke udhëtuar në këmbë ose me makina të improvizuara nga Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala.
Por ata janë bllokuar në kufi me Shtetet e Bashkuara.
Në veçanti, ndihma synon të ndihmojë më shumë se 75,000 njerëz që mbërritën në Meksikë në vitin 2018, në gjashtë karvanët migrues.
“Të gjithë këta njerëz u bllokuan, nuk arritën të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke mbetur pa një shtëpi”, thotë deklarata.