Policia ka fshirë njoftimin për zhvillimin për protestën për vendimin për e parlamentit holandes për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Denoncimin për bllokimin e lajmërimit për protestën e sotme e ka bërë Lëvizja Anti Soros e cila kishte thirrur edhe protestën para pallatit të kongreseve.
“Pas anulimit që i bëri Policia protestës sonë para Ambasadës Holandeze në 20 Prill, sot konstatuam në serverin e Postës Shqiptare që ka zhdukur pa lënë gjurmë nga Posta Njoftimin tonë për protestën e parashikuar për ta ripërsëritur për nesër!
Në fakt ne kishim 2 ditë që prisnim konfirmim e dorëzimit të njoftimit për Protestën por në mungesë të ardhjes së tij u interesuam sot pranë Postës Shqiptare dhe konstatuam se ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë”-thuhet në denoncimin e Lëvizjes AntiSoros.