Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet në pasarelë, ndahet nga jeta modeli 26-vjeçar


Një model 26-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në São Paulo. Modeli Tales Soares po merrte pjesë në një shfaqje për markën Ocksa kur papritmas u rrëzua. Ai u dërgua në një spital, por mjekët nuk arritën të bënin dot gjë për të.

Publiku fillimisht mendoi se ishte pjesë e shfaqjes, shkruan “BBC“. Modelet dukeshin të tmerruar pasi zjarrfikësit nxituan të largonin modelin nga skena.

Organizatorët konfirmuan vdekjen e tij në Twitter, por nuk dhanë ndonjë detaj.

“Na vjen keq për humbjen e tij dhe i dërgojmë ngushëllimet tona më familjes së Tales”, thuhet në deklaratën e organizatorëve, ku shtohet se ata ofrojnë “të gjithë ndihmën e nevojshme në këtë kohë të trishtë”.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë Soares-in duke ecur deri në fund të pasarelës dhe duke u kthyer, para se të rrëzohej.  Modeli 26- vjeçar mbronte të drejtat e homoskesualëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *