Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët fitojnë zgjedhjet në Spanjë, por s’formojnë dot qeveri pa koalicion


Socialistët kanë fituar zgjedhjet e treta të Spanjës në katër vjet, por nuk kanë mundur të sigurojnë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, shkruan “BBC“.

Partia Socialiste në Spanjë (PSOE) dhe kryetari i saj Pedro Sánchez  fitoi 29% të votave dhe 123 nga 350 vende të Kongresit të Deputetëve në zgjedhjet legjislalive të zhvilluara ditën e djeshme. Si rezultat, partia e Sánchez do të ketë nevojë për ndihmën e Podemos të krahut të majtë dhe të partive rajonale, ose të qendrës së djathtë, për të formuar qeverinë.

Për herë të parë që kur pushteti ushtarak përfundoi në vitet 1970, një parti e ekstremit të djathtë do të hyjë në parlament. Partia Vox kundërshton multikulturalizmin, migrimin e pakufizuar, dhe atë që e quan “feminizëm radikal”.

Partia Popullore (PP, djathtas) e Pablo Casado vjen në vendin e dytë me 17% dhe 66 deputetë. Ciudadanos (C, qendra e djathtë liberale) merr 16% dhe 57 parlamentarë. Podemos (radikalë të majtë) bind 14% të spanjollëve dhe merr 42 vende.

Vox (parti e djathtë) më në fund paraqiti 24 deputetë në Parlament duke mbledhur 10% të votave, duke u bërë lëvizja e parë ekstreme e krahut të djathtë që hyn në Cortes National që nga viti 1982. Udhëheqësi i tij, Santiago Abascal njoftoi fillimin e rikthimi i Spanjës duke deklaruar: “Vox ka ardhur për të qëndruar”.

Pjesëmarrja në votime ishte 75.8%, më e madhja për disa vite dhe 9% më e lartë se zgjedhjet e mëparshme të vitit 2016. Kryeministri Pedro Sanchez, thirri  zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e tij nuk arriti të kalojë një buxhet në shkurt.

Në fjalimin e tij të fitores, Sánchez tha se sfidat e mëdha të partisë ishin të luftonin pabarazinë, të avanconin bashkëjetesën dhe të ndalnin korrupsionin.

“E ardhmja ka fituar dhe e kaluara ka humbur”, tha Sanchez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *