Elisa Spiropali ishte e pranishme ditën e sotme në samitin joformal të zhvilluar në Berlin ku morën pjesë liderat e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e qeverive evropiane.
Në foton e shpërndarë për publikun në rrjetin social Facebook, Spiropali shihet në takimin e me kancelaren gjermane Angela Merkel ku duket se ka mbetur e mahnitur nga takimi sa e ka quajtur edhe “supergrua” në mbishkrimin që shoqëron foton.
Në këtë samit ishin të pranishëm edhe Kryeministri Rama dhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.