Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi “kundërshton” samitin e Berlinit: S’ka negociata pa SHBA-në


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog pa mbështetjen e SHBA-së. Thaçi dhe Haradinaj kanë dhënë një konferencë për shtyp para pjesëmarrjes në samitin e Berlinit, shkruan Lajmi.net.

Thaçi dhe Haradinaj kanë deklaruar se nuk asnjë pajtueshmëri mes Serbisë e Kosovës për sa i përket një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Me ne nuk ka folur askush ende.”, tha Thaçi. Kurse Haradinaj theksoi: “Nuk ka ndonjë draft ose dokument të as të dakorduar as të informuar paraprakisht. Por ajo çka është më rëndësi është se Kosova i ka qëndrimet e veta e ka qëllimin e vet.”

 “Unë ritheksoj nuk ka dialog e negociata pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i pavarur sovran.” – ka thënë Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *