Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër sulm të djelën e Pashkëve, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur në Baltimore


Një tjetër sulm ka ndodhur në ditën e Pashkëve ortodokse. Shtatë persona janë qëlluar pranë Kishës Baptiste në Baltimore, e cila Pashkët i festoi më 21 prill, njëlloj si kisha romane. 

Policia ka konfirmuar se një nga të shtatë personat e qëlluar ka humbur jetën. Nuk është ende e qartë gjendja e gjashtë të plagosurve.

“Daily Mail” shkruan se të shtënat me armë ndodhën gjatë një feste gatimi pranë kishës. Nuk është e qartë nëse ngjarja është e lidhur me kishën.

Dëshmitarët thanë se burri i armatosur ishte në një makinë dhe hapi zjarr drejt seancës së gatimit. Sulmuesi thuhet se është arratisur. Policia ka zbuluar vetëm se ai është një njeri me ngjyrë, por identiteti i tij nuk dihet ende.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka mbyllur kishën dhe një dyqan berberësh, sikurse shihet edhe nga fotot.

Të shtënat me armë në Baltimore, vijnë një ditë pas sulmit në një sinagogë në San Diego. I dyshuari, i identifikuar si John Earnest, në rrjetet sociale kishte shkruar se është frymëzuar nga sulmet në Christchurch.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *