Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet theksi më “seksi” në botë, nuk është ai që prisnit


Nëse mendoni se theksi francez apo italian, qëndron në krye të kësaj liste e keni gabim. Përkundrazi nuk është një gjuhë latine.

Daily Mail” shkruan se theksi i Zelandës së Re është kurorëzuar ‘si theksi më seksi në botë’ nga një website udhëtimesh, i cili ka marrë në pyetje 1.5 milionë lexues.

Lexuesit e “Big 7 Travel” votuan për thekset e tyre të preferuara gjatë muajit të kaluar dhe Zelanda e Re kryesoi listën e “Top 50”, duke u pasuar nga Afrika e Jugut, Irlanda, Italia dhe Australia.

I dyti në listë ishte theksi i Afrikës së Jugut për ‘tonet e tyre unike dhe zhargonin Saffa’, i ndjekur nga ai irlandez dhe italian.

Australianët fituan vendin e pestë për aftësinë e tyre për të shqiptuar fjalët ‘e gjata dhe ngadalë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *