Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka sulmuar shefin e ri të rendit në Elbasan. Boçi thotë se Armand Muça, më parë punonte si bodygard i Edi Ramës, i cili tanimë e ka emëruar shef rendi. Boçi publikon disa foto nga e shkuara e Muçës si badigard, si edhe foto nga protesta e fundit e opozitës në Elbasan. në një nga fotot, Muça shihet duke i mbajtur çadrën Ramës.
Po ashtu Boçi ka publikuar edhe një screenshot, të shpërndarjeve që Muça i bën postimeve të kryeministrit.
“BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.
I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.
Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.
Po cili është ky personazh?
Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.
Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.
E ç’pritet nga ky tipi?
Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.
Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.”, shkruan Boçi.