Është dorëzuar para pak çastesh edhe personi i tretë i dyshuar për vrasjen e 2 kushërinjve në Laç para dy ditësh.
Sipas policisë, është vetëdorëzuar para pak çastesh 23-vjeçari me iniciale M.B.
Ndërkohë më herët pas ndërhyrjes së familjarëve u vetëdorëzuan për ngjarjen e rëndë edhe 2 personat e tjerë të cilët akuzohen se në bashkëpunim ekzekutuan kushërinjtë Jushi.
“Ne vijim te informacionit eshte dorezuar ne keto momente ne Polici edhe autori i trete i dyshuar i ngjarjes ku mbeten te vrare me arme zjarri dy shtetas. U vetedorezua M.B 23 vjeç banues ne Lac”. – thuhet në njoftimin e policisë.