Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e pajetë në banesë 53-vjeçarja në Memaliaj, dyshohet se është vrarë


Gjendet e pajetë një grua në Memaliaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, njësia administrative Luftinjë.

Gruaja e identifikuar si Antoneta Hoxha, 53 vjeçe u gjet e pajetë nga bashkëshorti dhe fëmijët, në banesën e tyre.

53-vjeçarja kishte dëmtime në kokë dhe në trup, gjë që ka nxitur dyshimet se gruaja mund të jetë vrarë. Policia ka nisur hetimet për për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Bashkëshorti i Hoxhës po merret në pyetje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *