Vendosni fjalën kyçe....

Hashim Thaçi pas Samitit: Jemi pajtuar që të mos pajtohemi


Pas përfundimit të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, presidenti i Ksoovës Hashim Thaçi, ka pranuar në një konferencë për mediat se lajmi për liberalizimin e vizave është zhgënjyes.

 “Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet liberalizimi i vizave, dhe i kemi plotësuar kriteret. Kishte një paqartësi për liberalizimin e vizave, pasi është padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovën”, tha Thaçi.

Po ashtu, i pyetur edhe lidhur me ëështjen e vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe, Thaçi se vendosja e taksës ka qenë një propozim legjitim. Në fund, ai ka shtuar se ” emëruesi i përbashkët e takimit ishte “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *