Vendosni fjalën kyçe....

Holanda skeptike? Gjosha: Rikthimi i vizave u kërkua nga prokuroria dhe policia


Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, në një intervistë për “TV Scan” ka komentuar reagimin e qeverisë Rama ndaj vendimit të Parlamentit holandez për kthimin e regjimit të vizave për shqiptarët.

Gjosha tha se nuk mund ta quash raciste një vendim të tillë, pasi erdhi si kërkesë e policisë dhe prokurorisë holandezë, dy prej institucioneve më të rëndësishme.

” Por në momentin që u mblodh Parlamenti Holandez pati një qasje nga qeveria shqiptarë që menjëherë u hodh për ta quajtur raciste diskutimin që ndodhi në Parlament. Në të njëjtën ditë Parlamenti Hollandez vendosi që do ti çelë dritën jeshile Kosovës për liberalizmin e vizave. Mund të më thoni është skeptik Parlamenti Holandez apo jo. Se nëse do të kishim të bënim me një skepticizëm të thellë të çështjes së lëvizjes së lirë, të qytetarëve të rajonit tonë atëherë gjëja e parë që do të ndodhte, ishte që do të thuhej për Kosovën që ne nuk i japim mundësinë e liberalizimit të vizave për arsye se ne nuk tolerojmë më njerëz të cilët lëvizin n ë mënyrë të paligjshme le të themi apo do të shkelin rregullat e Shengenit apo të gjithë problemet që mund të sjellë vetë liberalizmi i vizave. Ndaj dhe unë nuk e mendoj që kishim të bënim me racizëm.

Tjetër moment interesant ishte se burimi i skepticizimit nuk është nga ato partitë në Parlamentin Holandez të cilat tradicionalisht kanë qenë skeptike ndaj BE..

Nuk janë partitë ekstreme, janë të qendrës, partitë që drejtojnë edhe qeverisjen. Dhe mos harroni që kërkesa për heqjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve ka ardhur nga policia holandeze dhe prokuroria pra dy institucione serioze. Kjo do të thotë që ka pasur një mungesë bashkëpunimi të institucioneve tona përkatëse pra policia e shtetit, Ministria e Brendshme, Prokuroria shqiptare me institucionet Holandeze, këtu ka një gafë, ka një hapësire e cila ka mbetur bosh, për të mos vazhduar më tej pastaj që diplomacia kuptohet që ka dështuar dhe nuk ka funksionuar në asnjë moment në komunikimin që ne duhet të kishim me palën Holandeze.”, tha Gjosha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *