Vendosni fjalën kyçe....

Italia del nga recesioni, shënon rritje në tremujorin e parë të 2019


Italia doli nga recesioni në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rritje ekonomike prej 0,2% të PBB-së, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga instituti kombëtar i statistikave (Instat).

Produkti i Brendshëm Bruto regjistroi një rënie prej 0,1% si në tremujorin e tretë ashtu edhe në tremujorin e katërt 2018, duke sinjalizuar në këtë mënyrë për një recesion teknik.

Italia ishte i vetmi vend i eurozonës në një situatë të tillë.

Ky rikthim në këtë rritje shumë të ulët ekonomike ishte i pritshëm që prej publikimit më 10 prill të shifrave të prodhimit industrial.

Ky i fundit u rrit me 0,8% në muajin shkurt, pas një rritjeje prej 1,9% në janar, që i jep fund katër muajve të njëpasnjëshëm me rënie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *