72 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Kostur, ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
Brenda automjetit, tip “Mercedes-Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që përmbanin 50 pako me 72 kg marijuanë. Po ashtu u sekuestrua dhe 1 celular e 6 karta SIM.
Policia arriti të vinte në pranga drejtuesin e mjetit, një shqiptar 44-vjeç.