Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i IS shfaqet për herë të parë pas 5 vitesh: Do marrim hak!


Shfaqet kreu i ISIS-it, sot IS, për herë të parë në pesë vite. Grupi i Shtetit Islamik ka publikuar një video të njeriut që thotë se është kreu i saj, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili zotohet të marrë hak për humbjen e territorit të saj.

Al-Baghdadi nuk është parë që nga viti 2014, kur ai shpalli nga Mosuli krijimin e një “kalifati” në territorin midis Sirisë dhe Irakut.

Në këtë publikim të ri, sipas “BBC“-së, Al-Baghdadi pranon humbjen në Baghuz, bastionin e fundit të grupit në rajon.

Nuk është e qartë se kur u regjistrua videoja, por IS thotë se u xhirua në prill. Pamjet janë postuar në rrjetin mediatik al-Furqan të grupit militant.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, tha se kasetat do të inspektohen nga analistët për të konstatuar origjinalitetin e tyre, duke shtuar se koalicioni i udhëhequr nga SHBA mbetet i angazhuar për të siguruar që çdo “udhëheqës që mbetet t’i dorëzohet drejtësisë që meriton”.

Al-Baghdadi thotë se sulmet të djelën e Pashkëve në Sri Lanka, u kryen si hakmarrje për rënien e qytetit sirian të Baghuzit. Ai gjithashtu thotë se ka besnikërinë e militantëve në Burkina Faso dhe Mali dhe flet për protesta në Sudan dhe Algjeri – duke pretenduar se xhihadi është e vetmja zgjidhje për “tiranët”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *