Vendosni fjalën kyçe....

“Merkel as 30 minuta kohë për Ramën”, DW detyrohet të korrigjojë shkrimin

Deutche Welle ka korigjuar një postim të bërë dje në faqen zyrtare në “Facebook” për kryeministrin Edi Rama. “DW” shkruan se ka publikuar gabimisht një njoftim të zyrës së shtypit të Ramës dhe kërkon ndjesë.

“Korrigjim i një gabimi teknik!

Të nderuar miq të Deutsche Welles!
Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat.

Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!”, shkruhet në njoftimin e Deutche Welle.

Por çfarë ka ndodhur? Dje “DW” shkroi se Merkel kishte më pak se gjysmë ore kohë për të biseduar me Ramën, pasi do të takohej me Macron. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me korigjimin e bërë nga media gjermane, duke akuzuar Ramën se ka ndërhyrë për të fshirë lajmet negative për të.

 ” Si gangster edhe ne Berlin! Aty shkoi me kepuce te zeza por u kthye me atlete te kuqe! Nderhyn per te fallsifikuar dhe manipuluar lajmet negative qe nuk i pelqenin ne facebookun e Deutsche Welle.”, shkruan Berisha./Hashtag.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *