Shteti Islamik (IS) vazhdon të përbëjë një kërcënim, një rrezik që ende nuk ka mbaruar, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
”Kalifati nuk është zhdukur plotësisht”, theksoi Merkel, pas takimit me kryeministrin irakian, Adel Abdul Mahdi.
”Këtë e tregon edhe një videomesazh nga al Baghdadi (Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i ISIS-it – shën. i përkth.)”, shtoi kancelarja.