Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Retorikat e të fortit duhet të mbarojnë, mund të përfundojmë në krizë të pamenduar


Kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar klasën politike në vend duke i bërë thirrje të shuajnë retorikat se kush është më i fortë.

Sipas Metës retorikat e të fortit në buzë greminës mund të përfundojnë në një krizë të pamenduar.

Mendoj që takimet janë të rëndësishme dhe të domosdoshme dhe të gjithë të reflektojnë për të mos vazhduar në retorikat e të fortit atje në tehun e buzës së greminës sepse këmba mund të rrëshqasë edhe jashtë vullnetit për të përfunduar në një krizë të pamenduar.

Mungesa e dialogut pa dyshim që do të akumulojë një hendek që do të çojë në kriza. Pa dyshim një problem serioz është mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe problemet e mëdha në sistemim gjyqësor”-tha Meta në një intervistë për “Ora”.

Nuk e dinë çfarë presin më shumë kur sistemi i rregullave të lojës dhe bashkëjetesës demokratike është tronditur rëndë. Në rast se nuk e shohim përpara humnerën, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se përsërisim gabimet që i kushtojnë vendit”, shtoi kreu i Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *