Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sot pritet të zhvillojë një takim me partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike.
Takimi i Metës do të nisë në orën 11:00.
Ky takim vjen pas kërkesës së këtyre partive, që Meta të mbledhë në tryezë maxhorancën dhe opozitën.
Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha takoi aleatët për rreth 60 minuta në selinë e PD.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan në veçanti ndryshimin e kodit zgjedhor.
Pu ashtu, partitë e vogla kanë kërkuar ndryshime të thella kushtetuese që parashikojnë kufizimin e mandateve për Kryeministrin dhe deputetët.