Vendosni fjalën kyçe....

“Në Berlin dështoi Rama, largimi i tij hap rrugën e integrimit” – Vasili


Petrit Vasili ka deklaruar se shqiptarëve nuk ju hapen negociatat në qershor dhe përgjegjësi kryesor për këtë është kryeministri Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili tha se përgjigja e marrë në samitin e Berlinit është e qartë por ky moment është i vështirë dhe dramatik për vendin.

“Shqiptarëve nuk do t’i hapen negociatat në qershor. Nga Samiti i Berlinit përgjigja ishte shumë e qartë. Ky është një moment absolutisht shumë delikat, shuam i vështirë  dhe dramatik për vendin. Sërish Shqipëria humbet orën dhe datën, praktikisht humbet trenin e Europës dhe kjo ka vetëm një shkaktar, një fajtor dhe një përgjegjës. Ky është kryeministri Edi Rama dhe rilindja e tij.” – tha Vasili.

Më tej ai shtoi kryeministri në vend të reflektimit zgjodhi t’ua vërë fajin shqiptarëve për këtë dështim tijin, duke theksuar se sot nuk ka humbur Shqipëria por Edi Rama dhe politikat e tij të gabuara.

“Sot sërish në vend të reflektimit të thellë, të përgjegjshëm, kokulur të Edi Ramës, nga kuvlia e tij në Tëitter, praktikisht kukuvajka e shqiptarëve, pasi vetëm lajme të zeza vijnë prej tij, u mundua t’ia hedhë fajin shqiptarëve dhe të identifikojë veten e tij me Shqipërinë. Por sot është koha që të ndajmë me shqiptarët përfundimisht një gjë shumë të qartë. Sot nuk ka humbur Shqipëria. Sot ka humbur Edi Rama dhe politikat e tij thellësisht të gabuara dhe regresive. Sot nuk ka humbur as Shqipëria dhe as Kosova, por Edi Rama dhe Rilindja e tij, që u munduan të gatuanin një dialog kundër Kosovës dhe tërësisë së saj territoriale, sepse e vërteta është që do të vazhdojë por mbi premisa të reja politike, parimore ku si yll ndriçues, yll polar do të ketë integrimin evropian dhe do të ketë paprekshmërinë e territoreve të shenjta të Kosovës së martirizuar për ato territore. Sot nuk ka humbur Shqipëria por është ndëshkuar përfundimisht korrupsioni i shfrenuar i Edi Ramës edhe Rilindjes. Sot nuk ka humbur Shqipëria por ka marrë një grusht ballor kriminalizimi i votës së lirë dhe i ekonomisë nga Rilindja e Edi Ramës. Sot nuk ka humbur Shqipëria por politika e jashtme antishqiptare dhe anti-integrim e Edi Ramës.” – shtoi Vasili.

Në fund të deklaratës, vasili, tha se shqiptarët nuk do ndalen me protestat e tyre deri në largimin e Ramës që do i hapë rrugën integrimit të vendit.

“Shqiptarët në çdo rrugë dhe në çdo shesh do të protestojnë kundra kësaj pengese, për të hapur rrugën e Europës, rrugën e lirisë, rrugën e zhvillimit, të ekonomisë, të punësimit dhe të mirëqenies, do të protestojnë gjithashtu edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët penalizohen nga politikat e Edi Ramës. Pasi skeptikët Europian paraqesin politika shumë të gabuara të Edi Ramës që mundësuan, detyruan, imponuan një emigracion të shfrenuar, rritje të azilkërkuesve dhe kjo penalizon ata dhe i bën të jenë skeptikë edhe për ti dhënë liberalizimin e vizave aq të shumëpritur dhe të mirëpritur të vëllezërve tanë në Kosovë. Prandaj të gjithë së bashku qytetarë për të hequr këtë pengesë të fundit për rrugën tonë drejt integrimit që quhet Edi Rama dhe qeverisja e tij, për veten tonë, për shqiptarët, por edhe për vëllezërit tanë në Kosovë.” – mbylli ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *